17 Nëntor, 2020

Pandemia nuk ndikon në të ardhurat e Rita Orës, ja sa pasuri ka grumbulluar këngëtarja me origjinë shqiptare


Edhe pse gjatë kësaj periudhe nuk ka kënduar për shkak të pandemisë së koronavirusit, Rita Ora është në rrugën e duhur për tu bërë një nga yjet më të pasur të popit në botë.

Me vetëm dy albume gjatë karrierës së saj muzikore, këngëtarja me origjinë shqiptare ka grumbulluar një pasuri me vlerë 20 milionë paund që nga hera e pari kur “shpërtheu” në skenë me hitin e saj “R.I.P”, në vitin 2002.

Rita Ora, e cila ka 16 milionë ndjekës në Instagram, u bë e famshme gjatë adoleshencës së saj.

Dhe shumë shpejt ajo kuptoi se mund të bënte shumë para jo vetëm nga muzika por edhe fushatat reklamuese fitimprurëse.

Gjithashtu këngëtarja ka fituar të ardhura edhe nga karriera e saj si aktore dhe si mentore në kompeticione muzikore.

Me kompani të mëdha që duan Rita Orën për të reklamuar produktet e tyre, raportohet se këngëtarja mund të zërë vendin e nëntë në listën e Sunday Times Rich në fillim të këtij viti.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al