22 Janar, 2021

Pandemia e koronavirusit/ Shtyhet për herë të tretë dalja në kinema e filmit të “James Bond”


Publikimi i filmit të James Bond është shtyrë për herë të tretë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“No Time To Die” ishte shtyrë edhe dy herë të tjera ndërsa tani raportohet se do të debutojë globalisht në 8 tetor.

Fillimisht filmi ishte planifikuar të dilte në kinema prill 2020. “No Time To Die” është filmi i 25-të në ekskluzivitetin e Bond dhe shënon paraqitjen e fundit të Daniel Craig si agjent i shërbimit sekret britanik 007.

Dy aktorë të tjerë të njohur që luajnë në film janë edhe Lea Seydoux dhe Rami Malek.

Shtyrja e filmit është një goditje e mëtejshme për kinematë që janë detyruar të mbyllen për muaj me radhë për shkak të bllokimeve.

Nëse “No Time To Die” del në kinema në muajin tetor, do publikohet plot gjashtë vite pas paraardhësit të tij “Specter” të vitit 2015.

Me regjisor Cary Joji Fukunaga, “No Time To Die” u filmua midis marsit dhe nëntorit 2019 në Itali, Norvegji, Xhamajka dhe Britani.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al