Ashtu siç e kemi ndjekur të gjithë, të enjten, në sallën e Parlamentit ndodhi një incident.
Edi Paloka, deputeti i Partisë Demokratike, i hodhi bojë të zezë në fytyrë Kryeministrit Edi Rama. Më pas, në sallë u krijua një rrëmujë e madhe, kjo edhe për arsyen se Paloka nuk pranoi të dilte nga salla kur urdhëroi kryetari Ruçi.

Por edhe në oborr të Parlamentit kishte mjaft rrëmujë, kjo edhe për arsye të interesit të madh të mediave. Në këto kushte, ministri i Diasporës Pandeli Majko dhe ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, janë parë duke ikur me stil nga ana e lulishtes së Parlamentit për t’i shpërtuar rrëmujës.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
