Një video që ka kapur qëndrimin e çuditshëm dhe të distancuar të aktores ndaj njërit prej truprojave të saj ka shkaktuar shqetësim të madh tek fansat e Angelina Jolie.

49-vjeçarja ishte në Festivalin e Filmit në Kanë javën e kaluar për premierën e filmit shumë të pritur Eddington, në të cilin luajnë Pedro Pascal, Emma Stone, Joaquin Phoenix dhe Austin Butler.

Pavarësisht paraqitjes së saj mbresëlënëse në tapetin e kuq, një video që regjistron ndërveprimet e saj të ndryshme me një burrë të caktuar nga ekipi i saj i sigurisë ka ngritur pyetje dhe një numër komentesh në mediat sociale.
@vanessatresjolie Angelina Jolie’s bodyguard awkard moment , she seems stress of havin him around 😅 #angelinajolie #cannes2025 #bodyguard #meme ♬ suono originale – ANGELINA JOLIE ALIKE
Në klipet që qarkullojnë në TikTok, ylli i Hollivudit duket se vazhdimisht e largon shikimin prej tij kur ai përpiqet t’i flasë, ndërsa në një skenë tjetër ku ajo fillimisht buzëqesh, shprehja e saj ndryshon papritur sapo e shikon.
Fansat e aktores në TikTok dhe Twitter nuk e lanë ndërveprimin e tyre pa koment, me shumë që komentuan se diçka nuk shkon në marrëdhënien e tyre. Disa vunë re se aktorja e famshme tregon shqetësim të dukshëm dhe duket sikur po mbytet në praninë e tij.
“Ajo ka nevojë për siguri “, shkroi njëri, ndërsa të tjerë vunë re me ironi se situata të kujton filmin “The Bodyguard”, me protagonistë Kevin Costner dhe Whitney Houston. Dikush komentoi: “Është e qartë se asaj nuk i pëlqen, madje as nuk do t’i përgjigjet.”
Të tjerë shprehën mendimin se ky ishte thjesht një moment i keqinterpretuar nga kamera, por kishte mjaft nga ata që iu referuan nevojës së Angelina Jolie për respekt dhe për hapësirën e saj personale . “Jepi pak hapësirë gruas, duket se nuk është në rehat”, shkroi njëri. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga aktorja apo ekipi i saj në lidhje me incidentin.
© Panoramaplus.al
