Taylor Swift dhe partneri i saj, Travis Kelce, kanë ndarë një moment të ëmbël mes tyre duke u puthur në publik teksa kanë festuar fitoren e ekipit “Kansas City Chiefs” të cilët arritën vendin e tyre në |”Super Bowl”.

Pasi mposhtën Buffalo Bills në finalen e Kampionatit AFC, dyshja shkëmbyen puthje pasionante në stadiumin Arrowhead përpara miqve dhe familjeve të tyre.

Këngëtarja 35-vjeçare, padyshim e emocionuar për të dashurin e saj, zgjodhi një look elegant Louis Vuitton, me kapuç të zi, geta të kuqe, fund të zi dhe aksesorë me vlerë dhjetëra mijëra dollarë, duke përfshirë një Panthère de Cartier 32,000 dollarë.

Kelsey pavarësisht paraqitjes së tij mediokre në lojë, në fund e festoi fitoren me miqtë e ngushtë, të afërmit, por edhe partneren e tij që vrapoi në fushë për ta uruar, duke rënë në sy të qindra kamerave që po filmonin momentin.
© Panoramaplus.al

