Moderatorja e njohur Einxhel Shkira e cila është në pritje të fëmijës së dytë me Dj Dagz, ka ndarë një video të ëmbël në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar momentin e parë kur i ka treguar partnerit të saj se ishte në pritje të ëmbël.

Siç duket nga moment i publikuar në Instagramin e Eixhel, asaj kohe çifti ka qenë në Disney Land, dhe teksa dyshja me djalin në krah kanë pozuar para kamerës për të bërë një foto, Eixhel ka nxjerrë ekografinë e saj duke thënë :Kjo do jetë foto e veçatë, sepse jemi të katër së bashku.

“Je shtatzënë?” e ka pyetur Dagz teksa ka përqafuar moderatoren dhe kjo e fundit ka shpërthyer në lot.

Kujtojmë se pak ditë më parë Eixhel zbuloi se do të bëhet sërish nënë e një djali.

Einxhel ka shpërndarë momente nga zbulimi i gjinisë më një tortë ngjyrë blu, teksa të tre gëzojnë për të voglin që do vij në jetë.

“Gjithçka që ka vërtet rëndësi është DASHURIA”, ka shkruar ajo krahas pamjeve.

“3 vjet nga dita që u bëmë Dy dhe sot të Tre presim të bëhemi 4”, shkroi prezantuesja krahas pamjeve.

Kujtojmë që dy vite më parë Eixhel dhe Dagz sollën në jetë Trev, djali i cili duket se mezi po pret t’i bashkohet vëllai tjetër.


















© Panoramaplus.al

