25 Qershor, 2025

PAMJET/ Ndërpreu koncertin për t’i dhënë një puthje në buzë bashkëshortit, mes lotësh Lana Del Rei emocionon publikun


Lana Del Rey surprizoi publikun e saj mbrëmjen e së hënës në stadiumin Principality të Cardiff-it, teksa ndërpreu koncertin për të dhënë një puthje pasionante bashkëshortit të saj, Jeremy Dufresne.

Gjatë interpretimit të baladës “Stars Fell on Alabama”, 38-vjeçarja u largua papritur nga skena dhe u drejtua drejt Dufresne-t, duke e përqafuar dhe puthur përpara qindra fansave. Publiku shpërtheu në ovacione, ndërsa momenti intim u kap në video dhe u bë menjëherë viral në rrjet.

Pasi u rikthye në skenë, Lana Del Rey u duk e përlotur dhe e prekur emocionalisht, por vijoi performancën me profesionalizëm.

Jeremy Dufresne, me të cilin këngëtarja u martua në Luiziana në shtator të vitit të kaluar, është një guidë turistike që punon në anije me ajër dhe merret me aligatorë, një kontrast i madh me botën glamuroze të artistes. Lidhja e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të dallimeve në stilin e jetesës, por çifti duket më i lidhur se kurrë.

Çifti janë përfolur për herë të parë në vitin 2019, kur një foto e tyre u postua në Facebook. Më pas, një video në TikTok ku shiheshin të kapur për dore, ndezi sërish spekulimet. Megjithëse Lana e mohoi lidhjen në një koment në Instagram në gusht të 2024-ës, disa ditë më vonë ata u panë përsëri së bashku në dasmën e modeles Karen Elson në New York.

Momenti i ndarë në skenë i ka emocionuar fansat, duke dëshmuar se për Lana Del Rey, dashuria nuk është për t’u fshehur, as në skenë, as jashtë saj.

© Panoramaplus.al