22 Korrik, 2024

Pamjet/ Këngëtarja Bleona Qereti paraqitet në Gjykatën e Tiranës, zbulohet arsyeja


Këngëtarja Bleona Qereti është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Tiranës.

bleona qereti

Bleona Qerreti është paraqitur në gjykatë për pushimin e një kallezimi të bërë nga kjo e fundit kundër një arkitekteje. Padia është ngritur nga këngëtarja pas një debati për çështje pagesash. Nga hetimet nuk janë gjetur shkelje dhe çështja ka ardhur në gjykatë për pushim.

Në një foto të siguruar nga mediat, Bleona shihet në ambientet e brendshme të gjykatës. Ajo shihet e tensionuar, teksa komunikon me personelin.

© Panoramaplus.al