20 Qershor, 2025

PAMJET/ Hugh Jackman “arratiset” nga fansat fanatikë duke hipur në makinën e një të panjohuri, bëhet virale video


Një moment i pazakontë ndodhi jashtë teatrit Minetta Lane në New York, kur aktori Hugh Jackman, i njohur për karizmën dhe qetësinë e tij, u përball me një turmë të zjarrtë fansash pas performancës së tij në shfaqjen “Keqbërja Seksuale e Klasave të Mesme”.

Pasi përshëndeti me mirësjellje admiruesit e mbledhur për autografe dhe selfie, situata mori një kthesë të pakontrollueshme. Fansat e mbingarkuan rrugicën para teatrit, ndërsa aktori përpiqej të largohej. Në një video të publikuar nga Page Six, shihet momenti kur Jackman kërkon strehë duke hipur në një makinë të rastësishme të zezë me dy burra brenda, pasi pyeti me shaka: “Ku po shkoni?”  dhe u përgjigj vetë me veprim, duke lënë pas truprojën e tij.

Kjo “arratisje” e improvizuar ngjalli të qeshura në rrjete sociale, por edhe diskutime për presionin që yjet përjetojnë nga adhurimi i pafund i fansave të tyre.

Por, për Hugh Jackman, presioni nuk ndalet te skena apo te turma. Aktori australian është gjithashtu në qendër të vëmendjes për jetën e tij personale. Pas ndarjes së bujshme nga bashkëshortja e tij Deborah-Lee Furness, me të cilën ndau 27 vite martesë dhe dy fëmijë të adoptuar, Oscar dhe Ava, Jackman është përfolur për një lidhje të mundshme me Sutton Foster, yllin e Broadway-t me të cilën punoi në “The Music Man”.

Sipas dokumenteve zyrtare, Furness paraqiti kërkesë për divorc më 23 maj 2024, duke cituar si datë ndarjeje vitin 2022. Edhe pse çifti e bëri ndarjen publike me një deklaratë të përbashkët plot mirënjohje në shtator 2023, mediat rozë kanë raportuar për tensione të pazbardhura dhe akuza për pabesi.

© Panoramaplus.al