Pasi u akuzua për shumë sulme sekuale, Sean Diddy Combs e festoi ditëlindjen e tij të 55-të pas hekurave.
Mirëpo fëmijët e tij e kanë surprizuar reperin me një video teksa i këndojnë këngën e ditëlindjes dhe vajza e tij e vogël fik qirinjtë.
Në video, shfaqeshin fëmijët e reperit teksa këndonin “gëzuar ditëlindjen për babin”. Pas këngës, vajza e tij e vogël fryu qiriun e tortës. Justin i ka shkruar videos, “Gëzuar ditëlindjen, të duam!”
Pas këndimit të këngës, reperi dhe producenti iu përgjigj fëmijëve të tij duke thënë: “Ju dua të gjithëve, mezi pres t’ju shoh. Jam krenar për ju, faleminderit që jeni pranë meje dhe më keni mbështetur, kam familjen më të mirë në botë. Ditëlindja ime, jam i lumtur që më bëre këtë telefonatë, do të shihemi pas disa ditësh!”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al