Këngëtari i njohur Ricky Martin ka marrë pjesë në turneun “Celebration” të ikonës së muzikës pop, Madonna, në Miami.

Në një moment, artisti teksa ishte i ulur në një karrige është surprizuar me kërcim sensual nga disa balerinë femra dhe meshkuj.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, një ndër balerinat i është afruar këngëtarit duke i kërcyer në prehër, ndërsa fansat janë të bindur se Ricky është eksituar.

“A ishte dikush që po emocionohej pak”, shkroi një fans.
“O Zot i madh, çfarë pashë”, vazhdoi një tjetër.
Kujtojmë që disa muaj më parë Martin i dha fund lidhjes me partnerin e ti, dhe tashmë këngëtari është beqarë.


