23 Maj, 2025

Pamje +18/ Prekje dhe fërkime, Heidi Klum dhe bashkëshorti i saj nuk përmbahen, dyshja fotografohen në momente intime në ballkonin e një hoteli


Heidi Klum dhe bashkëshorti i saj Tom Kaulitz u shfaqën së fundmi në momente intime teksa ishin shtrirë mbi njëri-tjetrin në ballkonin e një hoteli.

Supermodelja 51-vjeçare u pa duke vënë dorën në pjesët intime të muzikantit 35-vjeçar, ndërsa ajo pinte verë të bardhë e shtrirë në shazllon.

Kaulitz gjatë atij momenti mbante veshur disa rroba banje me printime leopardi, një kapelë dhe syze dielli.

Në një video që vetë Klum ndau me ndjekësit në rrjetet e saj sociale, ajo shihej e shtrirë përmbys teksa merrte rreze dielli e veshur me një palë bikini seksi, e ndërsa i dashur i saj i lyente të pasmet me vaj dielli.

Në klipin e publikuar modelja i fliste gjermanisht gjysmës së saj, me një buzëqeshje mjaft provokuese e cila u komentua shumë edhe nga fansat.

 

 

 

© Panoramaplus.al