4 Tetor, 2023

Pamela Anderson mori pjesë në Javën e Modës në Paris pa makijazh, Jamie Lee Curtis ka dy fjalë për aktoren


Aktorja e njohur Pamela Anderson i ka mahnitur të gjithë me bukurinë e saj natyrale teksa mori pjesë në Javën e Modës në Paris.

Me flokët e gjata të lëshuara mbi sype dhe pa makijazh, aktorja shkëlqente e gjitha.

Të shumta kanë qenë komentet për aktoren, ku një ndër ta është edhe Jamie Lee Curtis, e cila teksa ka postuar dy fotto të aktores në llogarinë e saj të Instagram ka treguar se e ka pëlqyer jashtë mase paraqitjen e thjeshtë të Anderson, duke e quajtur këtë veprim të saj ‘një akt guximi dhe revolucioni” .

Pamela Anderson në mes të Javës së Modës me kaq shumë presion dhe pozime, dhe, dhe, dhe kjo grua u shfaq dhe mori vendin e saj në tryezë pa asgjë në fytyrë. Jam shumë i impresionuar dhe i befasuar nga ky akt guximi dhe revolucioni”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

© Panoramaplus.al