6 Janar, 2018

Pakënaqësi për orarin e transmetimit të serialit, Rovena Dilo shpërthen kundër TVSH-së


“Ti mund të më quash Xhon” është  filmi, që sjell Rovena Dilon si aktore, në rolin e nënës së Nevina Shtyllës. Ajo luan nënën, që llaston të bijën e vetme, e cila po kalon adoleshencë problematike në familjen ku ka për bashkëshort Genti Kamen. Për këngëtaren Rovena Dilo, kjo është eksperienca e parë si aktore.

Por Rovena ka pakënaqësi lidhur me orarin e transmetimit të serialit në 12:00 të natës, një orar me pak audiencë. Këtë shqetësim e ka shprehur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale : Këtu e tre ditë më mundon një pyetje!! Pse seriali “Ti mund të më quash XHON” transmetohet në 12 të natës! Një premierë në 12 të natës…për kë transmetohet? Mos ndoshta kanë filluar të shohin seriale lakuriqët e natës…!!!???’’- shkruan këngëtarja.

© Panoramaplus.al