27 Shkurt, 2022

Pak orë para premierës së sezonit të gjashtë të “Peaky Blinders”, fotot e Natasha O’Keeffe nga xhirimet bëhen virale


Natasha O’Keeffe ka marrë vëmendjen e të gjithve me fotot e fundit si Lizzie Shelby shkëputur nga skenat e sezonit të ri të “Peaky Blinders”, premiera e të cilit është sonte në mbrëmje.

Aktorja pozon e veshur me veshur me një fustan mëndafshi të shndritshëm ngjyrë portokalli, të cilin e ka shoqëruar me një pelerinë të bardhë dhe një palë vathë argjendi.

Po ashtu ajo ka veshur një palë doreza të bardha elegante, teksa shfaqet krah Tommy (Cillian Murphy), i cili shfaqet mjaft elegant me një kostum të zi, papion dhe një shall të bardhë. Fotot e tyre vijnë pak orë para premierës dhe janë bërë virale.

Sezoni i gjashtë “Peaky Blinders” do të nisë në “BBC One” sonte në orën 21:00. Fansat e serialit kanë pritur më shumë se dy vjet për sezonin e ri.

Sezoni i fundit i “Peaky Blinders”, një serial që u shfaq për herë të parë në vitin 2013, do të pasohet nga një film me metrazh të gjatë që do të përfundojë historinë e tij.  Krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight tha në Festivalin e Filmit në Londër se ky film do të shënojë “fundin e rrugës për atë që tashmë e njohin të gjithë”.

Në serial do të rikthehen dhe aktorët Tom Hardy, Paul Anderson, Finn Cole, Anya Taylor-Joy dhe Sophie Rundle.

‘Peaky Blinders’ bazohet në histori të vërtetë të një bande famëkeqe në Birmingham që ekzistonte në vitet 1890.

 

 

© Panoramaplus.al