3 Qershor, 2018

Pak orë para koncertit në Tiranë, Rita Ora ka një mesazh për shqiptarët (Foto)


Rita Ora pritet që të mbaj sonte një koncert në Tiranë. Këngëtarja e famshme shqiptare do të performojë në sheshin “Skënderbej”.

Pak orë para koncertit, këngëtarja ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter, ku thekson se me padurim pret të performojë në Shqipëri.

“Tirana, Shqipëria, sonte pres me padurim t’ju shoh të gjithëve!!!”, ka shkruar ylli me famë botërore, duke i shtuar flamujt kombëtar statusit.

Panorama

© Panoramaplus.al