Kur e ndajnë vetëm pak orë që të ngjitet në skenën e madhe dhe të hapë finalen e Champion League, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa shfaqet mjaft e emocionuar.

Edhe pse ka performuar në skena të tjera të mëdha, duket se për këngëtaren me famë botërore kjo është një ditë e veçantë sepse do të hapë një nga evenimentet sportive më të rëndësishme që do të ndiqet në të gjithë Europën, e jo vetëm.

Mesa duket ky fakt e ka emocionuar shumë 22-vjeçaren, e cila nëpërmjet fotove dhe videove ka treguar se së bashku me ekipin e saj ndodhen prej 3 ditësh në Kiev, për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Nga postimet në “Instagram” kemi parë se Dua ka qenë çdo ditë në stadium duke planifikuar performancën e saj me detaje.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al

