18 Shkurt, 2022

Pak muaj pas ndarjes me Grimes, miliarderi Elon Musk kapet ‘mat’ me një grua flokëkuqe në avionin e tij privat


Miliarderi Elon Musk është fotografuar nën shoqërinë e një gruaje misterioze flokëkuqe në Los Angeles, teksa po zbriste nga avioni i tij privat.

Sipërmarrësi 50-vjeçar ishte i veshur i tëri në të zeza kur ndërsa po zbriste nga avioni u pasua nga një kokëkuqe seksi.

Kjo vjen pas ndarjes së tij nga këngëtarja Grimes shtatorin e kaluar, një vit pasi mrëpëritën djalin e tyte X Æ A-Xii. Megjithatë vetë Musk e cilësoi raportin me 30-vjeçaren si “gjysëm të ndarë”, pasi dyshja kishin vendosur ta rrisnin së bashku fëmijën e tyre të parë.

“Ne jemi gjysmë të ndarë, por ende e duam njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe kemi marrëdhënie të mira.  Arsyeja kruesore (e ndarjes) është se puna ime në SpaceX dhe Tesla kërkon që unë të jem kryesisht në Teksas ose të udhëtoj jashtë shtetit dhe puna e saj është kryesisht në LA. Ajo po qëndron me mua tani dhe Baby X është në dhomën ngjitur”, tha asokohe CEO 50-vjeçar i Tesla për Page Six.

Në fotot e siguruara nga “Daily Mail”, themeluesi i SpaceX, duket mjaft i lumtur dhe i relaksuar ndërsa po zbriste shkallët e avionit privat me vlerë 50 milionë funte.

Nga ana tjetër kokëuqja që e shoqëronte mbante veshur një pallto të gjatë të errët dhe çizme të bardha, dhe look-un e kompletoi me një palë syze dielli të errëta.

Grimes dhe Musk fillimisht u lidhën në vitin 2018, ku muzikantja shprehu se ata ishin njohur në Tëitter pasi të dy bënë lojëra fjalësh në lidhje me eksperimentin e mendimit Roko’s Basilisk.

© Panoramaplus.al