Gigi Hadid i është rikthyer modelingut vetëm pak muaj pas lindjes së vajzës.

25-vjeçarja postoi disa foto në llogarinë e saj në Instagram të mërkurën, të shkëputura nga fotosesioni për “Alexander Wang”, ku u shfaq në super formë, raporton “Daily Mail”.

Në setin e parë ajo u shfaq me një kostum elegant të zi, teksa në dorë mbante një çantë të bardhë të volgël, dhe look-un e kishte plotësuar me një varëse prej ari dhe me këpucë me printe zebre.

Në setin e dytë, Gigi u shfaq e veshur me një pelerinë blu të tejdukshme, xhinse klasike dhe me një bluzë të bardhë të thjeshtë. Flokët i kishte të çrregullt dhe kishte veshur sandale me pendë.

Në setin e tretë, ajo kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë, pantallona me vija dhe këpucët me printe zebre.

Mes komenteve të panumërta, në sy ra ai i kunatës së saj, Dua Lipës.
“Wow, bukuri”,- i shkroi këngëtarja me origjinë shqiptare.

Gigi dhe partneri i saj, Zayn Malik, u bënë prindër për herë të parë në muajin shtator, teksa mirëpritën në jetë një vajzë, emrin dhe portretin e së cilës dyshja nuk e ka zbuluar ende.


