7 Maj, 2018

Pak muaj pas lindjes, Ami zbulon sekretin se si u rikthye në super formë (FOTO)


Vetëm dy muaj më parë Amarda Toska solli në jetë vajzën e saj, Sian, e cila që në ditën e parë të lindjes rrëmbeu zemrat e të gjithëve. Pas lindjes të së bijës, Ami i është përkushtuar tërësisht rritjes së saj dhe djalit, Joelit.

Por pavarësisht kësaj, ajo nuk harron asnjëherë që të kujdeset për pamjen e saj të jashtme, ku edhe pas lindjes, Ami shfaqet me forma fizike të adhurueshme.

E për këtë të gjithë jemi kuriozë të dimë se ku qëndron sekreti i linjave të saj perfekte. E këtë na e ka zbuluar vetë Ami.

Nëpërmjet një video-live në “Instagram”, moderatorja e njohur na ka treguar të gjithëve se mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur me aktivitet fizik. E veshur sportive dhe pa grim, Ami ka dalë për vrap në natyrë.

Me këtë ajo sapo na tregoi të gjithëve se mënyra më e mirë për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm është të merresh me aktivitet fizik.

© Panoramaplus.al