Ish banorja e Big Brother Vip, Einxhel Shkira, është pa dyshim një nga figurat publike më aktive në rrjetet sociale.

Mirëpo që nga ardhja në jetë e djalit të saj Trev, ajo është parë mjaft e dedikuar në detyrën e saj si nënë. Në shumicën e postimeve të saj Trev është i pranishëm.

Së fundmi moderatorja ka gjetur pak kohë për veten për të pushuar dhe ka postuar disa foto në rrjetin Instagram.

Einxhel shihet duke u relakasuar në pishina por sigurisht që pas shpines së saj nuk mund të mungojë i vogli Trev.

“Pak kohë të arta për mamin,” ka shkruar moderatorja në përshkrimin përbri postimit.

Einxhel u bë e njohur për publikun gjatë qëndrimit te saj në ‘Big-BrotherVip1’ ku u njoh dhe me partnerin e saj aktual dj Dagz.

Dyshja nisën një romancë dashurie brenda ‘reality show-t’ e cila në fillim nuk u besua nga publiku, por më vonë nuk la më vend për dyshime.

Disa muaj pas daljes nga shtëpia e BBV çifti bëri të ditur se ishin në pritje të ëmbël. Tashmë Einxhel dhe Dagz shihen shumë të lumtur bashke me te voglin e tyre nga postimet që publikojnë në rrjetet sociale.



