Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të PS, Niko Peleshit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien me e saj me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.
“Icon Style” raporton se lidhja e dyshes ka avancuar aq shumë, në një kohë kaq të shkurtër, saqë çifti kanë vendosur të bashkëjetojnë.
Ndërsa kanë vendosur që romancën e tyre ta jetojnë në fshehtësi të plotë.
Lidhja e Aleksia Peleshit dhe Romeo Veshajt u zbulua pak kohë më parë, teksa të dy publikuan pamje në rrjetet sociale ndërsa qëndronin në ambiente të përbashkëta.
“Vula” se dyshja ishin në një romancë, u vendos pasi vajza e ministrit të Mbrojtjes publikoi foto duke udhëtuar me makinë me aktorin e humorit.
Kujtojmë se Romeo Veshaj ka qenë në një marrëdhënie 2-vjeçare me këngëtaren Jonida Maliqi, por burime për Panorama Plus thanë se ish-çifti janë ndarë në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërsa lajmin për fundin e lidhjen e konfirmoi edhe Jonida Maliqi e cila deklaroi në emisionin e saj se ky “Shën Valentin e kishte gjetur single”.






