2 Dhjetor, 2020

Pak ditë para lindjes së vajzës, Sara Hoxha fut trupin në allçi. Zbuloni arsyen


Sara Hoxha dhe Ledri Vula pritet të bëhen prindër për herë të parë nga dita në ditë.

Dhe çifti i famshëm nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga shtatzënia e blogeres.

Së fundmi, Sara Hoxha ka zbuluar se barku i saj i madh dhe i rrumbullakosur do të ruhet përjetë si skulpture gipsi.

Ajo është futur në allçi, duke realizuar skulpturë me hiret e saj trupore gjatë shtatzënisë, për t’i ruajtur si kujtim.

Blogerja publikoi fotot në rrjetet sociale dhe shkroi: “Ishte shumë qejf. A ka ndonjë gjë tjetër që mund të bëjmë për të ruajtur në kujtesë barkun e rrumbullakosur? ? Do t’iu tregoj njëherë tjetër se çfarë kam ndërmend të bëj me të, nuk ka përfunduar ende.”

Në një mini-intervistë me ndjekësit pak ditë më parë, Sara Hoxha zbuloi se ende nuk e ka gjetur emrin e vajzës.

Ndërsa pyetjes së imazhin e saj do e mbajë privat, ajo u përgjigj se këtë do e vendosë kur vogëlushja të vijë në jetë.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al