11 Shkurt, 2025

Pak ditë më parë fitoi “Grammy-n” e saj të parë, Sabrina Carpenter do të nderohet në BRIT Awards 2025 me “Global Sucess Award”


Sabrina Carpenter do të marrë çmimin Global Success Award në BRIT Awards 2025 , ndërsa do të performojë në skenë në ceremoninë e 45-të, e cila do të zhvillohet në Londër. Ylli amerikan i popit, e cila pak ditë më parë fitoi Grammy-n e saj të parë, do të shënojë histori si interpretuesja e parë ndërkombëtare që merr këtë çmim, pasi komisioni i BRIT Awards vendosi të përfshijë artistë nga e gjithë bota.

Marrësit e mëparshëm të çmimit përfshijnë Ed Sheeran , Adele , Sam Smith dhe One Direction . Njohja e Carpenter pason një vit të jashtëzakonshëm, i cili e pa atë të kryesonte Listat në Mbretërinë e Bashkuar për 21 javë në 2024, duke e bërë atë artisten e parë femër që e arrin këtë sukses në 71 vjet.

Për më tepër,  Sabrina Carpenter është  interpretuesja e parë femër që njëkohësisht zë tre pozitat e para në tabelën zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar me “Taste”, “Please Please Please” dhe “Espresso”.

Në SHBA, ajo arriti një tjetër moment historik si artistja e parë që kishte tre këngë në pesëshen më të mirë të Billboard Hot 100 njëkohësisht, diçka që nuk kishte ndodhur që nga Beatles, 60 vjet më parë.

Kryetari i jurisë së BRITs për vitin 2025, Damian Christian, tha për yllin amerikan të popit: “ Urime Sabrina për fitimin e këtij çmimi prestigjioz. Të gjithë të pranishmit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve presin me padurim paraqitjen e saj, e cila premton të jetë një nga pikat kryesore të mbrëmjes .”

Sipas mediave të huaja, ceremonia spektakolare e BRIT Awards 2025 do të zhvillohet të shtunën, më 1 mars në O2 Arena në Londër, e organizuar nga komediani britanik Jack Whittall. Gjithashtu në skenë do të performojnë JADE, Myles Smith, Shaboozey, Teddy Swims dhe The Last Dinner Party.

 

© Panoramaplus.al