Gjatë fjalës së tij para nisjes së garave “Rally” në sheshin “Nënë Tereza”, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka folur për këtë kompeticion që tani më është bërë i përvitshëm, por edhe për djalin që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Kryebashkiaku ka shprehur dëshirën e tij që tani se çfarë karriere do që djali të nisë, por gjithashtu ka paralajmëruar se mund të ndjek një tjetër drejtim, si ajo e disa miqve që e rrethojnë.
“Shpresoj që çuni i vogël të lindë shëndoshë e mirë, por po e lashë me Edvin Kasimatin (Drejtor Gare) dhe me Juli Dhame (Presidente e Garës), do përfundojë këtu dhe do vijmë unë me Ajolën kur të jetë mosha ime, duke e tërhequr zvarrë për në shtëpi. Po e çova në këto drejtimet e tjera, besoj se do t’i futet dhe ai angazhimit publik. Por me një xhaxha si Kasimati dhe një hallë si Juli, them që në këto ambiente do ta shihni shumë shpejt”, tha Veliaj.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
