3 Qershor, 2018

Pak ditë larg dasmës, moderatorja shqiptare organizon festën e beqarisë (Foto)


Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar pas disa ditësh do t’i japë fund beqarisë në një dasmë private, ku pjesëmarrës do të jenë vetëm familjarët dhe miqtë e saj më të afërt.

Por sigurisht që Jona Spahiu nuk do të vishej nuse pa festuar ditët e fundit të beqarisë me miqtë e saj, pikërisht një javë para dasmës që do të mbahet më 10 qershor, Jona ka organizuar edhe festën e beqarisë.

“Blitz.al” ka publikuar disa foto nga festa ku Jona shfaqet me mikeshat të gjitha të veshura me të bardha.

Edhe Jona ka publikuar gjithashtu disa video në Instastory ku filmon mikeshat duke kërcyer. Kujtojmë që moderatorja është në muajin e 5 të shtatzënisë dhe do sjellë në jetë një djalë.

© Panoramaplus.al