Pak ditë më parë, është inauguruar një Teatër i ri në kryeqytet, “Turbina”, në zonën afër Liqenit Artificial. Në festën e inaugurimit ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe mjaft aktorë të teatrit, kryesisht, ata që ia kanë dalë në krah qeverisë dhe janë pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Dy prej tyre janë edhe aktori Luftar Paja si dhe i biri Gazmend Paja. Që të dy dukeshin të mrekulluar teksa panë për herë të parë Teatrin e ri. Por Paja i madh, teksa shikonte ambientet dhe bisedonte me ministren, në një moment të caktuar i futi edhe krahun. Nuk dihet nëse këtë e bëri sepse ka konfidencë më ministren, për shkak të moshës, apo ngaqë i pëlqeu shumë Teatri i ri!
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al

