Justin Bieber dhe Dan + Shay mund t’i kalojnë “10,000 orët” e ardhshme duke u marrë me një padie të re.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga E!News, tre artistët të cilët u bënë bashkë për hitin e tyre të vitit 2019, me titull “10,000 Hours”, janë paditur për shkelje të të drejtave të autorit mbi këngën e tyre fituese të ‘Grammy’. Në një ankesë të paraqitur në një gjykatë federale të Los Angeles, një kompani e quajtur ‘Melomega’ po akuzon këngëtarët se kanë kopjuar pjesën kryesore të këngës së tyre nga një këngë e publikuar në 2014 me titull “The First Time Baby Is a Holiday”.
“Vjedhja e të pandehurve është e turpshme. Mjafton të dëgjosh ‘The First Time Baby Is a Holiday’ dhe ‘10,000 Hours’ për të dalluar ngjashmëritë mes këngëve”.-thuhet në padi.
Në ankesë, Melomega paraqiti gjithashtu një raport nga muzikologu Dr. Alexander Stewart, i cili analizoi dy këngët dhe arriti në përfundimin e pashmangshëm se JB dhe Dan + Shay vodhën këngën e “Melomega”.
“‘10,000 Hours nuk është thjesht e ngjashme me The First Time’. Të pandehurit kopjuan, në detaje të imta, pjesën më të rëndësishme, thelbësore të këngës së paditësit, e cila përfshin strofat dhe refrenin. Ngjashmëritë janë aq të habitshme sa që “10,000 Hours” thjesht nuk mund të jenë krijuar në mënyrë të pavarur.”-thuhet mes të tjerash.
Sipas padisë, kompozitorët Palmer Rakes dhe Frank Fioravanti shkruan “First Time” dhe regjistruan kompozimin e tyre muzikor për këngën në Zyrën e të Drejtave të Autorit të SHBA në 1980. Melomega publikoi këngën e tyre më shumë se tre dekada më vonë, në 2014.
Pasi u publikua në vitin 2019, “10,000 Hours” i dha Bieber, Dan [Smyers] dhe Shay [Mooney] disa çmime të mëdha duke përfshirë një çmim Grammy për ‘Performancën më të mirë Country Duo/Group’, dy ‘American Music Awards’, një ‘Billboard Music Award’ dhe një ‘iHeartRadio Music’.
© Panoramaplus.al
