Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes me postimet që bën në rrjetet sociale, apo me intervistat që jep.

Një ditë më parë Luana ka festuar ditëlindjen e saj të 27, ku përveç festimeve e lajmeve të reja nga ana profesionale, Luana ka rrëfyer më shumë për karrierën dhe jetën e saj për revistën “Star People”.
Siç tashmë të gjithë e dimë, një ndër njerëzit që këngëtarja do më së shumti është dhe motra e saj Marina Vjollca, që sigurisht në intervistë ka folur fjalët më të mira, për atë që e quan “gjysmën e saj më të mirë”.

Luana ka vendosur që këtë pjesë të intervistës ta postoojë në “Instastory”, ku ka etiketuar Marinën dhe i thotë: “Pa ty nuk do isha asgjë”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
