Këngëtarja e njohur Xhesika Poli i ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj në llogarinë e “Instagram”-it, teksa publikoi një foto me bikini.

Xhesika postoi një fotografi ku nuk ka përdorur as “photoshop” dhe as filtra, duke marrë shkas nga kolegia e saj Ronela Hajati, e cila disa ditë më parë publikoi foto me bikini të pamodifikuar.
Polo në foto shfaqet me bikini pranë një pishine dhe bashkëngjitur me të shkruan se “askush nuk është perfekt”.

“Askush nuk eshte perfekt! Duke u munduar te dukemi sa me ideal per syte e publikut harrojme te jemi te vertete…Kjo eshte nje foto E VERTETE. Nuk paska gje me te bukur se te jesh rehat ne lekuren tende. (Shtyse per te postuar kete foto mu be Ronela Hajati me postimet e saj te fundit.)”, shkruan këngëtarja krahas fotos.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
