6 Korrik, 2018

Pa bashkëshortin në Spanjë, aktorja shqiptare kapet në krahët e një tjetri


Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj ka disa ditë që ndodhet në Spanjë me mikeshat e saj. Madje ajo festoi atje edhe 31-vjetorin e lindjes.

Nga postimet e shumta që bën në rrjetin social “Instagram”, Rudina tregon se sa bukur po kalon ditët e pushimit. Gjithashtu ajo zbuloi edhe surprizën që bashkëshorti i kishte bërë për ditëlindje, edhe pse larg njëri-tjetrit.

❤️ #surpriza #qorre????

A post shared by Rudinadembacaj (@rudinadembacaj) on

Në dhomën e hotelit ai i kishte dërguar një buqetë të madhe me lule dhe një kartolinë. “Aleksi im më surprizon gjithmonë”, shkroi Rudina krah fotos së buqetës së bashkëshortit.

Por së fundmi aktorja ka habitur fansat kur në “Instastory” ka publikuar një video duke kërcyer në krahët e një tjetër mashkulli.

Por duket qartë se mashkulli i huaj është thjesht partneri i kërcimit, i cili po e shoqëron Rudinën në tingujt e muzikës latine.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al