25 Qershor, 2025

Orlando Bloom i rikthehet beqarisë? Aktori pritet të shkëlqejë në dasmën e Jeff Bezos, misteri: Me apo pa Katy Perry?


Orlando Bloom mund të jetë zyrtarisht sërish beqar, dhe debutimi i tij si i tillë pritet të ndodhë në një nga eventet më të shumëpritura të vitit, dasma madhështore e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, që do të mbahet në Venecia të Italisë.

Sipas TMZ, aktori është gati të ecë përpara pas ndarjes nga këngëtarja Katy Perry, duke lënë pas një fejesë gati njëdekadëshe. Burime të afërta me çiftin konfirmojnë se mungesa e dukshme e Katy-t në listën e të ftuarve, ndërsa ajo ndodhet në turneun e saj “143”,  ka rritur spekulimet se marrëdhënia e tyre ka marrë fund.

“Ai është shpirti i festës dhe do të kërcejë me gjithë shpirt,” raportoi TMZ, duke sugjeruar se Bloom do të jetë në qendër të vëmendjes në Venecia, ndoshta edhe duke festuar fillimin e një kapitulli të ri personal.

Një fund i parashikuar?

Përflitet se tensionet mes çiftit nisën kohë më parë, sidomos pas udhëtimit të bujshëm hapësinor të Katy Perry-t, i organizuar në bashkëpunim me Bezos dhe Sánchez. Një burim i brendshëm për Daily Mail pohoi se Bloom e kishte cilësuar aventurën si “qesharake”, duke e lënë këngëtaren të zhgënjyer dhe të lënduar nga mungesa e mbështetjes së tij.

“Ajo shpresonte që ai do të ishte më entuziast. Imagjino të shkosh në hapësirë dhe partneri yt të mos jetë aspak i impresionuar,” tha burimi.

Për më tepër, thuhet se ftesa për dasmën e Bezos ishte fillimisht adresuar për Katy-n, ndaj fakti që Bloom do të marrë pjesë vetëm, ka qenë i vështirë për këngëtaren që ta pranojë.

Një histori dashurie me ulje-ngritje

Bloom dhe Perry filluan lidhjen e tyre në vitin 2016, dhe pavarësisht një ndarjeje të shkurtër në 2017, ata u ribashkuan dhe u fejuan në Ditën e Shën Valentinit 2019. Në vitin 2020, ata mirëpritën vajzën e tyre, Daisy Dove. Megjithatë, duket se lidhja e tyre mund të ketë përfunduar pa bujë mediatike, siç edhe nisi.

 

 

© Panoramaplus.al