Oriola Marashi është kthyet padiskutim në modelen më të lakuar të mediave rozë në vendin tonë, si pasojë e pozave të saj provokuese dhe pamjes seksi.

Oriola Marashi është shumë aktive në rrjetet sociale dhe çdo ditë u dhuron ndjekësve të saj foto “hot”. Por përveç se fotove ku ajo nuk e ka aspak problem që të ekspozojë linjat e saj seksi, Oriola gjithashtu tërheq vëmendjen edhe me përshkrimet e saj pikante.

Por ditën e sotme ajo ka publikuar një video në “instastory” të mikeshës së saj më të mirë, pikërisht Elena Likës. Në gishtin e fejesës të kësaj të fundit, shihet një unazë që shkëlqen e gjitha dhe Oriola e ka quajtur modelen e njohur “wifey (gruaja)”.
© Panoramaplus.al
