1 Shkurt, 2018

Oriola Marashi me pamje të re, e vështirë të njihet


Teksa të gjithë presin që ajo të bëjë debutimin e  saj në muzikë nën logon e OTR, Oriola Marashi nuk ndalon së bëri zhurmë në rrjetet sociale.

Pas një serie fotosh tepër provokuese, modelja së fundmi është shfaqur tërësisht e transformuar.

Në një foto të postuar së fundmi në “Instagram”, flokët e saj të gjatë e të drejtë në ngjyrë kafe tashmë janë bërë bionde e me kaçurrela voluminoze.

“Mbesa e Rubit”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotos, me gjasa duke iu referuar telenovelës së famshme latine. Megjithatë nuk dihet nëse ky ndryshim është real, pasi mund të bëhet fjalë edhe për një paruke me të cilën Oriola ka vendosur të eksperimentojë.

© Panoramaplus.al