Duket se lidhjen me këngëtaren Era Istrefi, menaxheri i njohur nga Kosova, Faton Shoshi, e ka hedhur pas krahëve, edhe pse u fol për një ribashkim të mundshëm para një muaji. Për median, ai deklaroi se ata kurrë nuk ishin shkëputur nga njëri-tjetri dhe se pas ndarjes ruanin marrëdhënie miqësore.

Fotografët e Kosovës i kapën në një lokal të Prishtinës, por pas asaj kafeje, nuk u fol për takim tjetër, apo ndonjë bashkëpunim i mundshëm në muzikë. E pas shkëputjes së raporteve të punës si menaxher i saj ashtu dhe si i dashur, ish-i i këngëtares shqiptare është fotografuar pranë një tjetër vajze nga Tirana.
Lajmi.net ka siguruar një fotografi ku Shoshi shihet duke puthur me përzemërsi, modelen dhe sopranon Oriola Marashi, ndërsa ndodheshin në një darkë “high class” në Prishtinë. Sipas burimeve, ata u sollën si një çift i vërtetë në atë mbrëmje, edhe pse nuk e kanë konfirmuar ende këtë lajm.

Duket se Fatoni do të jetë personi i duhur për Oriolën, e cila përveç fotove provokuese, aspiron të bëhet këngëtare. Fatoni, një menaxher që ngjiti në majat e klasifikimeve botërore Era Istrefin, mesa duket ia ka rrëmbyer Oriolën Noizy-t, i cili pak kohë më parë e mori atë përsipër për ta bërë këngëtare.
Edhe pse u fol se ai kishte krijuar një këngë posaçërisht për të, ende nuk kemi parë të publikohet ndonjë produksion i tillë. Ajo shoqërohet shumë edhe me anëtarin tjetër të OTR-së, Varrosin, me të cilin u fol se kishin edhe një marrëdhënie intime.
KUSH ËSHTË FATONI SI MENAXHER DHE KUSH ËSHTË ORIOLA SI MODELE
Era Istrefi mund të quhej vajza me fat e muzikës, pasi personi që e mbështeti në famën e saj ndërkombëtare ishte dhe njeriu i saj i zemrës, pikërisht menaxheri i suksesshëm nga Kosova, Faton Shoshi. Para se të ndaheshin, ata u vendosën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim me French Montana, që konsiderohej “bomba” e re që Era do të hidhte në tregun muzikor ndërkombëtar.
Kjo fazë e re e marrëdhënies së tyre ishte një vit pasi ata parakaluan si çift në tapetin e kuq të “Top Awards”, ku Era Istrefi ishte triumfuesja e çmimeve të vitit. Artistja, tashmë me famë ndërkombëtare e këngës hit “BonBon”, për hir të së vërtetës, arriti shumë në muzikë edhe në sajë të mbikëqyrjes nga Fatoni, një menaxher dhe drejtues mediash me ndikim në Kosovë.

Ishte Fatoni ai që bëri të mundur lidhjen e kontratës 1.5 milionë dollarë me “Sony” dhe “Ultramusic”, kontratë që i hapi dyert e karrierës Erës në botë. Më pas, mosmarrëveshjet për projektet e tjera muzikore u bënë shkas që ata ta ndërprisnin bashkëpunimin, njëkohësisht dhe lidhjen e dashurisë. Pas ndarjes, Fatoni u pa në SHBA në shoqërinë e femrave të bukura mes të cilave, Vildane Zenelin, Bleona Qeretin apo Anxhelina Hadërgjonaj.
Edhe pse mediat aludonin për af-rimitet me ndonjërën prej tyre, askush s’e priste që të shfaqej krah Oriola Marashit, me të cilën nuk ishte fotografuar ndonjëherë. Po kush është Oriola, vajza që komentohet për pozat seksi si fotomodele dhe deklaratat e forta në “Instagram” për lirinë e femrës? Mjaftoi një foto topless e postuar nga Oriola Marashi në faqen e saj në “Instagram”, që ajo të zbulonte natyrën e saj rebele.
Pasi ndjekësit shpërthyen në ofen-dime, nuk vonoi shumë dhe modelja reagoi duke thënë se nuk lejon askënd ta gjykojë, sepse askush nuk i paguan faturat e saj dhe nuk është e detyruar t’i japë llogari askujt. ”Jam femër e lirë. Kur të më vijë mosha për burrë, do ta mbaj edhe me muhabet, edhe te dhoma e gjumit, do ia bëj edhe mëngjesin”, përfundoi Oriola. Sopranoja luajti të dashurën e aktorit nga Maqedonia, Blerim Destani, në puntatën e fundit të vitit në “Xing me Ermalin”. Ajo u shpreh se Blerimi do të ishte burri i saj i ardhshëm, ndërkohë që flitej për një lidhje me reperin e OTR-së, Varrosin.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
