5 Janar, 2018

Oriola Marashi çmend rrjetet sociale, provokon me foton pa reçipeta


Brenda një kohe të shkurtër, Oriola Marashi  ka arritur t’u bëjë përshtypje kompanive të ndryshme në Shqipëri e vende të botës, të cilat e paguajnë për postimet në këmbim të reklamës, që ajo u bën veshjeve apo produkteve të tyre në Instagram. Por modelja simpatike e cila së fundmi është bërë pjesë e grupit OTR ka tërhequr serish vëmendjen ndërsa shfaqet në një postim ku shfaqet pa reçipeta dhe mban të mbuluar gjoksin e saj.

Modelja ka dhënë edhe një mesazh nëpërmjet shkrimit të saj bashkëngjitur fotografisë, duke inkurajuar të gjitha gratë që të shprehin veten e tyre ashtu siç ata duan.

“Një fotografi është si një poemë pa fjalë”. Kreativiteti kërkon kurajo. Jam e lumtur që jam gjallë dhe kam mundësi të shpreh veten time. Unë dua ti inkurajoj të gjitha gratë që ta shprehin veten e tyre si ata duan”- ka mbyllur Oriola postimin.

© Panoramaplus.al