Rrjetet sociale duket se janë kthyer në një trampolinë të rëndësishme komunikimi sidomos sa u takon VIP-ave. Së fundmi ka qenë këngëtarja Orgesa Zaimi e cila me anë të një postimi në Instagram ka shprehur një pakënaqësi sa u takon kolegëve të saj këngëtarë.

Në një postim ku nuk mungojnë dozat e ironisë ajo ka thënë se mund t’ja tolerojë VIP-ave si Pink apo Rita Ora që të mos e ndjekin mbrapsht në Instagram, por këtë nuk ua toleron kolegëve të saj. ‘’…ju vipave të këtushëm ju them se ka një program unfollow back ‘’- thotë Orgesa.

© Panoramaplus.al

