28 Dhjetor, 2017

Oni Pustina prezanton për herë anëtaren më të re të familjes (FOTO)


Ata i kemi parë shumë pak herë të ekspozuar në media dhe me dëshirën për ta mbajtur marrëdhënien dhe jetën e tyre të ditë pas ditshme larg syve të publikut dhe fansave. Bëhet fjalë për Oni Pustinën dhe Linda Podën, dyshja simpatike që kanë arritur ta mbajnë jetën private larg syve të medias.

Të gjithë e kujtojmë se historia e tyre e dashurisë lindi në “Dance with the Stars” dhe fryt i dashurisë së tyre është edhe një vajzë. Ka qenë vetëm një dalje në një sfilatë që zbuloi lajmin e bukur që balerina elegante, me përvojat e saj si modele, ishte shtatzënë rreth 2 vite më parë . Për herë të parë Oni ka vendosur të ndajë në rrjetet sociale një fotografi me të bijën 2-vjeçare. Janë dy foto shumë interesante ku Oni e mban në qafë të voglën.

Gjithsesi, është shumë bukur ta shohësh një nga meshkujt më të pashëm shqiptarë brenda kësaj atmosfere, si burri i familjes, i qetë teksa e bija luan me flokët e tij./Panorama Plus/

 

 

 

© Panoramaplus.al