Një tjetër sherr sapo ka nisur mes personazheve të showbizz-it shqiptar.
Protagonistë këtë herë janë opinionisti Olti Curri, moderatorja Alketa Vejsiu dhe producentja Vera Grabockën. Mesa duket mollë sherri mes tyre ka qenë largimi i Linda Reit nga spektakli “Dance With Me”.

Linda Rei dha dorëheqjen nga sepktakli mes një sërë polemikash dhe fjalia e saj e fundit përkthehej në një lum akuzash ndaJ producentes Vera Grabocka se kishte rezervuar një buxhet shumë të pakët për konkurrentët dhe se gjithçka kishte qenë e kufizuar në ushqim dhe shërbim.

Edhe Olti Curri duket se nuk është aspak dakord me këtë largim të Lindës dhe ka reaguar ashpër me një status në faqen e tij të Facebook teksa ka sulmuar Vejsiun dhe Grabockën. Ai shprehet i keqardhur për largimin e Lindës e cila sipas tij ishte ajo që e mbante gjallë atmosferën e spektaklit. Ai nuk kursen në këtë mes as jurinë duke i quajtur ata si ‘manekinet e lirë të dyqaneve kinezë në Myslym Shyri’. Deri tani as Alketa dhe as Vera nuk kanë reaguar apo kthyer përgjigje për këtë. Më poshtë statusi i tij i plotë:

“ Sinqerisht më vjen keq për largimin e Linda Rey nga Dance with me, sepse këtë vit ishte e vetmja që mbante spektaklin gjallë me lirshmëri, sinqeritet dhe debat…të mbeturit në garë pjesa më e madhe bashkë me jurinë ngjajnë me manekinet e lirë të dyqaneve kineze të Myslym Shyrit komplet prej plastike, pa gojë dhe pa vrimë për të dh*erë…dhe mbi të gjitha pa tru për të artikuluar një mesazh që ja vlen për ta dëgjuar nga familjet shqiptare…Alketa nuk ka çfarë të bëjë vetëm të lërë mikrofonin edhe të fillojë të kërcejë vetë (si Ventura që nga orezantuese shkoi në Isola dei famosi si konkurente ) madje me vjen keq edhe që Grabocka duket si shitëse e pashpresë në këtë dyqan me manekine të gjymtuara”, shkruan ai duke shkaktuar kështu reagime.
© Panoramaplus.al
