9 Tetor, 2020

Olta Gixhari publikon foton engjëllore të Amar duke fjetur gjumë


Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë rreth 1 muaj e gjysmë më parë.

Herë pas here, aktorja shqiptare ndan me ndjekësit imazhe të ëmbla të Amar.

Së fundmi, ajo publikoi një foto engjëllore të vogëlushit duke fjetur gjumë, i veshur me një komplet blu me dantella dhe këmbët zbathur.

Megjithatë Olta Gixhari është treguar e kujdesshme duke i mbuluar fytyrën me një emoji zemre ngjyrë blu.

Amar erdhi në jetë më 21 gusht dhe duket se ia ka ndryshuar tërësisht jetën aktores dhe partnerit të saj misterioz.

Duke i plotësuar dëshirën mashkullit që ka në krah, Olta Gixhari ka vendosur që të mos zbulojë identitetin e tij.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al