20 Dhjetor, 2020

Olta Gixhari histori si në filma me burrin misterioz, nga njohja për Krishtlindje te marrja e rezidencës në Spanjë


Edhe pse është nënë e djalit 4-muajsh Amar, Olta Gixhari qëndron aktive në rrjete sociale, duke ndarë momente nga përditshmëria apo ankesat që ka me gjumin kohët e fundit.

Tani aktorja, e cila prej një viti po jeton në Spanjë me burrin e saj misterioz, me anë të videove që poston, i habit çdo ditë e më shumë ndjekësit me jetën si në filma, nga luksi i veshjes, te rutina e gatimeve në shtëpinë ku jeton, aq luksoze sa shtëpitë që shihni në telenovelat meksikane.

Aktorja simpatike nuk nguron të ndajë me miqtë virtualë momentet e jetës përrallore, ndërkohë që partneri është ai që e shoqëron kudo, duke plotësuar tekat e saj prej artisteje, e duke i bërë foto e video.

Pasi ra në dashuri me djalin perfekt, që ka vendosur ta mbajë anonim, Olta nuk e fsheh që po jeton një histori jete si në filma, nga njohja me të e deri te vendimi për të lënë gjithçka e për të krijuar familjen e saj në Spanjë.

E rikthyer në format fizike më së mirë vetëm katër muaj pas lindjes, ajo është kthyer në motivuese për vajzat që nuk besojnë te dashuria dhe Princi i kaltër. Kujtojmë që Olta Gixhari e dha dha lajmin e bukur nga Spanja, ku ishte karantinuar me të dashurin në shtëpinë e tij, se po bëhej nënë.

“Mom and Dad”, shoqëruar me tri zemra të kuqe, ishte statusi në profilin e saj në “Instagram”, me të cilin aktorja shoqëroi foton ku shihej e shtrirë në breg të detit, duke u puthur plot pasion me partnerin.

Vitin që lamë pas, Olta rrëfeu se është në një marrëdhënie të bukur me një djalë shqiptar që jeton në Spanjë dhe se kishte bërë plan të martohej këtë vit gjatë një ceremonie private, që kishte menduar ta organizonte po në Spanjë.

Gjatë periudhës së izolimit, Olta, e lumtur që karantanimi e gjeti pranë të dashurit, bëri disa lidhje me “Skype” me televizionet shqiptare, duke rrëfyer nga momentet e bukura duke i gatuar partnerit e deri tek ato stresuese kur dilte në rrugë dhe Policia i kërkonte detaje të hollësishme edhe kur shkonte në market.

PO CILA ËSHTË HISTORIA E DASHURISË QË NISI NË ATMOSFERË KRISHTLINDJESH?

Aktorja e njohur pranoi Olta Gixhari histori si në filma me burrin misterioz, nga njohja për Krishtlindje te marrja e rezidencës në Spanjë se ishte në një lidhje dashurie dhe se këtë vit do t’i jepte fund beqarisë.

E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në “Tv Klan”, e gjendur përballë pyetjeve të fëmijëve se nëse kishte dëshirë të lindte një fëmijë, ajo u përgjigj pozitivisht. Më tej, Alketa Vejsiu e pyeti nëse e kishte gjetur “fatlumin” dhe Olta me një buzëqeshje në fytyrë u shpreh me bindje se e kishte gjetur.

Ajo tregoi planet për shtimin e familjes, duke rrëfyer se dëshiron të ketë një vajzë dhe një djalë, pra dy fëmijë. Kjo ishte hera e dytë që aktorja e njohur fliste për djalin që i ka rrëmbyer zemrën, identitetin e të cilit preferon ta mbajë edhe për pak kohë sekret.

Hera e parë që foli për të ishte gjatë emisionit “Siluete” të motrës së saj, Gerta Gixhari. Aktorja zbuloi detaje nga lidhja e saj duke përshkruar të dashurin, ndërsa nuk refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve të njohur në studio.

Olta tha se ai ka një ekonomi mesatare dhe jo i pasur, duke u shprehur se ka zgjedhur dashurinë në vend të parave. Gjithashtu shtoi se partneri i saj nuk është artist, pasi nuk të do lidhej kurrë me një të tillë.

“Po. Mendoj se kam rënë në një gjendje shpirtërore shumë të rehatshme dhe në një lumturi do të thosha unë. Është me flokë, as brun, as biond. Për mua ka shumë rëndësi të bie në dashuri, sepse nuk jetoj dot me të se fillon më bezdis mënyra si ha, mënyra si i jep makinës, më jep stres të madh. Nuk dua ta stresoj veten time. Jam duke jetuar me një djalë që është me ekonomi mesatare dhe që përpiqemi t’ia dalim të dy dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Nuk është artist, nuk do të lidhesha asnjëherë me një artist”, tha ajo.

Ndërkohë, burime pranë artistes kanë treguar se Olta kishte nisur përgatitjet për dasmën, një ceremoni krejtësisht private dhe shumë shpejt të vendoset në Spanjë, vendi ku jeton djali shqiptar. Nuk dihet nëse plani i ceremonisë është shtyrë pas situatës së pandemisë, apo ata do të gjejnë një mënyrë për ta organizuar tani pasi janë bërë prindër.

Vitin e kaluar, aktorja e njohur vendosi të hiqte dorë nga jeta hermetike, për t’u hapur disi në çështjet e zemrës. Ajo zbuloi për të gjithë se nuk është më beqare, ndërsa shfaqej në një video duke kërcyer me bikini. Olta publikoi videon ku dukej shumë e lumtur dhe tregonte se ia ka bërë i dashuri.

“E bërë nga dashuria ime”, shkruante Olta përmbi videon, ku shihej e lumtur si në qiellin e shtatë duke shijuar pushimet me njeriun e saj të zemrës.

Direkt nisën aludimet se aktorja ishte duke shijuar një histori të bukur dashurie, por marrëdhënien e saj kishte vendosur ta mbante larg mediave.

Gjithsesi, më vonë e konfirmoi se videoja ku shfaqej mjaft tërheqëse ishte shkrepur nga partneri i saj. Aktorja po e shijon historinë e saj të dashurisë larg syrit të mediave dhe thashethemeve, por për identitetin e partnerit të saj duket se do të na duhet të presim edhe pak.

Kujtojmë që në një nga intervistat e fundit, Olta dha një deklaratë kontraverse në lidhje me marrëdhëniet në çift.

“E urrej barazinë gjinore! Dua një burrë që të më bëjë të ndihem femër”, ishte deklarata e saj, ku fliste për ëndrrën që ka për njeriun që do të ndajë jetën.

“Unë i respektoj shumë rregullat e femrës. Nuk më pëlqen barazia gjinore. E urrej barazinë gjinore. Ne duam barazi gjinore të shtrembër, e duam, por lekët burrit ia marrim. Lëre se çfarë themi ne, por çfarë ndodh përreth. E duan, por i pyesin për lekët te banka.

Unë dua një mashkull që të jem e varur nga ai jo vetëm financiarisht, por për çdo gjë. Unë kam dëshirë të ndihem femër. Sot janë ngatërruar këto gjëra, po ndërrohen pozicionet, s’po merret vesh kush është femër, kush është mashkull”, ka thënë Olta, duke u shprehur se ka nevojë të ketë në krah një mashkull që për shembull, ta shoqërojë kur del, ta ndiejë pranë vetes në çdo moment.

Ndërsa në një intervistë live në “Instagram” nga Spanja, pak para se të sillte në jetë djalin, Olta rrëfeu detaje të pa treguara ndonjëherë për partnerin.

“Nuk besoja kurrë te këto lidhjet në distancë, prandaj unë ika e erdha shumë herë, por dikush nga ne duhet të këmbëngulte dhe… këmbënguli ai më shumë”.

Martesë në distancë? ‘Jo jo, ku rrimë dot ashtu ne.’

Pyetjes se çfarë dashurie është kjo e juaja, ajo iu përgjigj: “Është shumë e madhe. E bukura e njohjes sonë është që jemi njohur për Krishtlindje dhe kaq”.

Për t’u puthur për herë të parë për Krishtlindje? “Jo, jo, yyyy, se unë ika erdha, ika erdha shumë herë dhe pastaj u puthëm… Nëse do të bëj dasmë, do të jetë patjetër buzë detit”.

Sipas Oltës, shtatzania “ishte e planifikuar’. ‘Madje unë di edhe kur është zënë, faleminderit Zotit erdhi në mënyrë të menjëhershme pa strese e pa probleme!”, tha ajo.

Po sa i përket karrierës, ç’po ndodh me Oltën? Ajo e mbylli vitin 2019 me një rol të bukur në kinema, në filmin “Love”, ndërkohë që paralelisht me aktrimin menaxhonte biznesin e saj, një kompani “real estate”.

Nuk dihet nëse Olta do t’i rikthehet aktrimit, pasi partneri i saj nuk e preferon Shqipërinë dhe i ka propozuar të jetojnë me familjen që kanë krijuar në Spanjë.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al