Dy anëtaret e jurisë së “Dancing with the Stars”, Olta Gixhari dhe Valbona Selimllari mbrëmjen e djeshme, ndryshe nga herët e tjera kanë ironizuar njëra-tjetrën.

Në një moment aktorja po komentonte performancën e Arnitës, Valbona e ndërpreu atë teksa i bëri koleges së saj komentin epik.
“Ti Arnita sot më vërtetove që je një koktejl i çuditshëm karakterial nuk do të besoja kurrë që data më e rëndësishme për ty ishte kurorëzimi si bukuroshe sepse je natyrë shumë filozofike dhe këtë natyrë ma solle edhe në ‘Rumba’”– u shpreh Olta, ndërsa Valbona ndërhyri duke thënë: “Olta ke ndonjë gjë me bukuroshet ti?
“Absolutisht jo se jam edhe vetë bukuroshe Bona nuk e di nëse e ke vënë re.”– iu përgjigj aktorja.
Ky veprim i vajzave ka nxitur aludimet e publikut se vajzat nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën, megjithëse kjo mund të jetë një shaka mes tyre.
© Panoramaplus.al
