5 Nëntor, 2020

Olsi Bylyku zbulon pse ia ka ndaluar të dashurës të dalë në televizion: Sot flasin për Eglin vetëm ngaqë…


Aktori i humorit, Olsi Bylyku po shijon romancën me të dashurën e tij Egli Tako, prej më shumë se një viti tashmë.

egli tako olsi bylyku (6k)

Ditën e djeshme ai ishte i ftuar tek “Ftesë në 5” ku foli rreth marrëdhënies së tyre.

egli tako olsi bylyku (8)

Bieta e “provokoi” Olsin duke i thënë se e dashura e tij i ka dërguar një video-mesazh, por aktori u habit, pasi ia ka ndaluar Eglit daljen në televizion.

olsi dhe egli (1)

“Egli bën çfarëdo lloj gjëje që t’i dojë zemra, por ka diçka që, kjo fusha jonë sa më shumë që e kam njohur, kam arritur në përfundimin se është 60% menaxhim dhe 40% punë.

olsi dhe egli (3)

Sot flasin për Eglin vetëm ngaqë është Olsi Bylyku, unë nuk dua që nesër kur të dalë Egli të flitet për Olsin, por të flitet për Eglin që është, sepse unë e di shumë mirë se çfarë talenti ka ajo”,- shpjegoi Olsi.

egli tako olsi bylyku (2)

Edhe pse pranoi se nuk di të gatuajë, Olsi u shpreh se është shumë romantik dhe dhuratat për Eglin janë të shpeshta.

olsi dhe egli (1)

Ndërsa i pyetur nëse këshillohet me nënën për problemet që ka me Eglin, Olsi e mohoi diçka të tillë, duke nënkuptuar se gjërat i zgjidhin mes njëri-tjetrit.

© Panoramaplus.al