Aktori i njohur Olsi Bylyku duket se ka konfirmuar romancën e tij të re të dashurisë, pasi i dha fund marrëdhënies disavjeçare me këngëtaren Egli Tako. Olsi Bylyku ka postuar një foto krah vajzës misterioze, të cilën e ka uruar për ditëlindje, por është kujdesur të mos i zbulojë imazhin duke bërë me blur fytyrën e saj.

“5 Gusht, urime ditëlindjen Amla”, shkruan aktori krahas imazhit, ku shfaqet i veshur matchy-matchy me vajzën, e cila aludohet se është partnerja e tij.
Dyshja shfaqen të veshur me bluzë të zezë dhe pantallona të bardha, si edhe me shapka.
Ndërkohë ndjekësit në rrjetin social e kanë uruar aktorin e humorit për lidhjen e re të dashurisë.

Aktori nuk ja ka zbuluar identitetin partneres së tij, por i drejtohet me ‘Amla,’ po ashtu siç titullohet kënga që Olsi Bylyku ka publikuar mbrëmjen e së dielës (4 Gusht).
Ai është shprehur se këngën ia ka dedikuar vajzës, që i ka ndenjur pranë në vitin më të vështire të jetës së tij.
Aludohet se biondja misterioze në krahët e aktorit të humorit mund të jetë Denada Lura, gazetarja me të cilën Olsi u përfol para disa kohësh se ishte në një lidhje dashurie. Mirëpo akoma nuk kemi një konfirmin për këtë nga aktori. Vetë Denada e ka mbyllur rrjetin e saj Instagram në momentin kur mediat ‘zijenin’ se dy personazhet ishin në një romancë dashurie.

Kujtojmë që një vit më para Olsi Bylyku i dha fund lidhjes disa vjeçare me këngëtaren Egli Tako.
Gjatë kohës që kanë qënë bashkë çifti është shhprehur se kanë pasur shumë keqkuptime dhe shume toksicitet në marrëdhënien e tyre.

Aktori i humorit është shprehur gjithashtu se ka qenë shumë i dhënë ndaj marrëdhënies së tyre që të ishte sa më perfekte dhe nga ky dedikim i madh ka lënë pas dore shumë gjëra të tjera. Brenda shtëpisë së Big-Brother Vip Olsi ka thënë se:
“Ndonjëherë i kam kërkuar dhe falje, i kam thënë që jam nxituar por dhe unë doja të njoh veten. Këtë fushë nuk është se e njohim, se po të jenë dhe prindërit deri diku në këtë fushë ndoshta edhe mund të të japin ndonjë këshillë. Ndërsa unë isha me atë idenë që ‘po kjo është partnerja ime’ ndërkohë që qoftë për mua, qoftë për ish-partneren time që unë gëzoj shumë respekt, ndoshta dhe ne vetë duhet të njihnim veten dhe të merrnim një vendim, sepse ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira apo momenti.
Unë sot e kësaj dite them me vete ‘a kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar’. Ndoshta ka qenë deri diku afeksion i fortë që unë kam dashur të të jem me këtë, por jo ajo dashuria që… sepse në momentin që unë e shikoja që isha më shumë i dhënë sesa duhet, në kuptimin që po më kalonte koha për gjërat e tjera duke u mundur që marrëdhënia të ishte sa më perfekte”, tha Olsi.

Asaj kohe këngëtarja Egli Tako ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell ku ka komentuar ndarjen me Olsi Bylykun.
Ndërsa është shprehur se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo ka theksuar se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive.
Ajo nuk e ka mohuar se ndjen ende mall për të.

“Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mirë.”- ka thënë ajo.


