Violinisti i famshëm Olen Cesari ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, ku përpos intervistës, lojërave e performancave me violinë, i është përgjigjur edhe pyetjeve nga “Facebook”, ku një fans e pyeste nëse e ka harruar ndonjëherë melodinë duke i rënë violinës.

“Po më ka ndodh”, tha Olen Cesari duke treguar edhe një rast gjatë një koncerti ku “ja ka futur kot” pasi kishte harruar melodinë.

“Më ka ndodh në një koncert serioz. Isha kaq i përqendruar tek ajo gjëja serioze sa e harrova. I thashë vetes ‘Ku jam unë tani?’, tregoi violinisti.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
