31 Dhjetor, 2020

Ofroi ndihma dhe strehim për shqiptarët e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, Capital T nderohet për gjestin human


Capital T ishte mes personazheve të njohur që ofroi ndihmën e tij për të prekurit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri.

Këngëtari i njohur ofroi strehim në Kosovë për familjet që u prekën nga tërmeti si edhe u pagoi të gjitha shpenzimet.

Gjithashtu ai dërgoi ndihma në Shqipëri me pako ushqimor për të mbijetuarit.

Për kontributin e tij të dhënë për shqiptarët po kalonin një periudhë të vështirë, Capital T u vlerësua me një dekoratë nga kryetari i bashkësisë së Shijakut, Elton Arbana.

“Tërmeti i fundit në Shqipëri ishte ndër katastrofat natyrore më të mëdha dhe më vdekjeprurëse në vendin tonë dhe të gjithë ne dhamë kontributin maksimal në cfarë kishim mundësi. Ndër ta isha dhe unë, ku me këtë rast bashkia më e prekur, ajo e Shijakut më nderoi me dekoratë. Shfrytëzoj rastin të falenderoj kryetarin e bashkisë Elton Arbana për respektin dhe ta uroj për punën e mrekullueshme,”– shkroi ai.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al