28 Janar, 2020

“O zot, nuk e di çfarë të bëj, unë po copëtohem”- Supermodelja Irina Shayk flet për ndarjen nga Bradley Cooper: Është e vështirë të gjesh …


Irina Shayk është treguar shumë e rezervuar kur bëhej fjalë për marrëdhënien e saj me Bradley Cooper dhe vajzën e tyre 2-vjeçare, Lea.

Por supermodelja ka folur në një intervistë të rrallë për British Vogue për përfundimin e lidhjes së tyre 4-vjeçare.

“Besoj se në një marrëdhënie, ti sjell më të mirën dhe më të keqen tënde, është thjesht natyra e një qenie njerëzore,”- rrëfeu 34-vjeçarja.

Ndërsa më pas shtoi: “Dy njerëz të mrekullueshëm s’kanë pse të jenë një çift i mirë.”

Ylli i pasarelave u shpreh se është shumë me fat që pati një partner si Bradley.

“Unë mendoj se ishim shumë fat që përjetuam atë marrëdhënie që kishim me njëri-tjetrin,”– shtoi Irina.

Ish-çifti u lidhën në pranverën e viti 2015 dhe sollën vajzën e tyre Lea në mars 2017.

Ndërsa ata i dhanë fund lidhjes në verën e vitit 2019.

Për sa i përket të qenurit një nënë beqare, Shayk tha për British Vogue: “Është e vështirë të gjesh një ekuilibër midis të qenit një nënë beqare, një grua që punon dhe mban shtëpinë. Më besoni, ka ditë që zgjohem dhe them: O zot, nuk e di çfarë të bëj, unë po copëtohem.”

 

© Panoramaplus.al