4 Dhjetor, 2023

“O ndyrësirë”- Erjola Doçi shpërthen keq ndaj Erik Lloshit në studio, çfarë ndodhi mes dyshes?


Së fundmi këngëtari i njohur Erik Lloshi ka qenë i ftuar në emisionin “Se luan as topi”, ku ka folur më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

E teksa moderatorët e emisionit Erjola Doçi dhe Ronaldo Sharka po i bënin pyetje këngëtarit, në një moment produksioni hodhi nga lart një gjarpër lodër tek këmbët e këngëtarit, por ai nuk u frikësua, duke thënë “nuk kam frikë nga asgjë”.

Duke qeshur dhe për të marrë “hak”, Eriku ia hodhi gjarprin Erjolës e cila e frikësuar shpërthej keq ndaj artistit duke e quajtur atë ndyrësirë.

“Harroj se është lodër, o ndyrësirë. Jo mos ma hedhni mua sepse harroj se është shaka. Hiqeni pak këtë pjesën dhe vazhdojmë menjëherë. O bismilah o zot, o xhuljo. Unë nuk e dua më këtë lojën sepse për ndryshe nuk e bëj më këtë emisionin. Harroj se është lodër o burrë, shikoje djersën.”– tha ajo.

 

© Panoramaplus.al