22 Maj, 2024

“O jetë, o dritë…”/ E surprizoi në reality show, Çiljeta Xhilaga i shpreh dashurinë Alban Hoxhës


Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ditën e sotme është surprizuar nga me një dron nga partneri i saj, sportisti Alban Hoxha, në “Fermavip”.

Çiljeta është gëzuar pafund nga surpriza e të dashurit të saj, i cili gjithashtu i kishte dërguar bluzën e tij të skuadrës së futbollit.

“Hoxha 12 gjithë jetën”– shkruhej krahas fotos së futbollistit.

E emocionuar nga surpriza, Çiljeta i ka shprehur dashurinë Albanit.

“Të dua shumë, o dashuria ime. O jetë, o dritë”– tha këngëtarja.

Kujtojmë që çifti prej disa vitesh janë në një lidhje së bashku, ndërsa këngëtarja shpesh herë ka treguar se sa e lumtur ndihet në “krahët” e futbolistit.

 

© Panoramaplus.al