30 Dhjetor, 2020

“O flamë e keqe”/ Kantautori i njohur shqiptar infektohet me Covid, poston nga spitali foton me maskë oksigjeni


Kantautori i njohur Kujtim Prodani është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, i cili në Facebook, ka postuar një foto me maskë oksigjeni nga spitali Shefqet Ndroqi.

Prodani e quan flamë të keqe virusin, ndërsa shton se i ka marrë shumë miq.

Të shumtë janë ata që e inkurajojnë të qëndrojë i fortë e të përballet deri në fund me këtë virus.

“Sa miq e sa te aferm na more ; o flamë e keqe! Klinika “SHEFQET NDROQI”, shkruan  Prodani.

kujtim prodani1

© Panoramaplus.al